Dukagjini përforcohet me Zulfiun

21 korrik 2022 | 16:30

Dukagjini i Klinës ka vazhduar më përforcime në afatin kalimtar veror. Emri më i ri që ka zbarkuar në Klinë është Iljasa Zulfiu me prejardhje nga Lugina e Preshevës. 24-vjeçari bashkohet me klinasit pas eksperiencës në kampionatin shqiptar me FK Laçin.

“Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar. Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë të enjten u bë hapja zyrtare e një…