Dukagjini pëson humbjen e nëntë, Rexhepi jep dorëheqje

27 tetor 2019 | 16:30

Dukagjini e regjistroi sot humbjen e nëntë në IPKO Superligën e Kosovës, pasi pësoi nga skuadra e Ballkanit (3-0).

Xhengis Rexhepi ka jep dorëheqje nga detyra e trajnerit të skuadrës nga Klina. Ai ka thënë se pas rezultateve negative ndjejë përgjegjësi morale të jap dorëheqje, kurse ka shtuar se janë munduar që me dinjitet të mbrohen ngjyrat e klubit.

“Të nderuar miq, media dhe dashamirë të futbollit. Pas rezultateve negative në drejtimin e KF Dukagjini ndjejë përgjegjësi morale të jap dorëheqje. Me dinjitet dhe karakter jemi munduar t’i mbrojmë ngjyrat e klubit, në pjesën dërmuese të ndeshjeve kemi qenë ekip më e mirë, por në futboll nuk mjafton të luash mirë, duhet të fitosh, kriza dhe rezultatet negative kanë qenë vetëm tabelore, sa i përket lojës kemi luajtur shumicën e ndeshjeve shumë mirë, rastet e humbura, shtyllat, gabimet që janë bërë ndaj klubit nuk mbahen në mend, ndeshjet e mirë harrohen, syri i njeriut shikon vetëm rezultatin final”, ka shkruar Rexhepi në profilin e vetë në “Facebook”.

“Dua të shpreh dëshirën e sinqertë për suksese sa më të mëdha të KF Dukagjini. I dëshiroj suksese drejtorit Z. Fabian Veseli njeri me karakter dhe vlera të mëdha njerëzore e profesionale. Gjithashtu e falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme Kryetarin Komunës së Klinës Z. Zenun Elezaj. Falënderim i madh për simpatizuesit dhe mbështetësit e KF Dukagjini, tifo grupit ‘Hithat’ për mbështetjen e pa rezervë që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin korrekt, gjithë drejtuesit e klubit, stafin teknik, punëtorët teknik, futbollistët e KF Dukagjinit, grup fantastik lojtarësh me karakter dhe vlera të larta njerëzore. Falënderim për secilin në KF Dukagjini dhe Kosovë që në një mënyrë kanë qenë të lidhur me mua. Falënderim dhe mirënjohje për mediet për bashkëpunimin korrekt”, ka shkruar Rexhepi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip…