Dukagjini prezanton djalin e Igli Tares
03 shkurt 2025
| 13:13
Pas paraqitjeve të mira dhe golave të shënuar në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, Dukagjini ka prezantuar sulmuesin e ri, Etienne Tare.
Në katër ndeshje miqësore të Dukagjinit në Turqi, sulmuesi Tare ka realizuar dy gola. Në njoftimin e Dukagjinit thuhet se Tare do të jetë përforcim i rëndësishëm për klubin në pjesën pranverore të Superligës së Kosovës në futboll.
Tare i është bashkuar Dukagjinit nga Skënderbeu i Korçës kurse ka luajtur edhe për të rinjtë e dy klubeve të mëdha nga Austria, Rapid dhe Sturm Graz. Etienne 21-vjeçar, është i biri i ish-sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare kurse karrierën e ka nisur në akademinë e klubit të njohur nga Italia, Lazio.