Dukagjini që katër muaj nuk i ka paguar futbollistët

26 prill 2020 | 16:10

Koronavirusi po vazhdon të mbaj pezull kampionatin kosovar të futbollit, pas vendimit të 13 marsit të Qeverisë së Kosovës për pezullimi e të gjitha aktiviteteve sportive në vend.

Pandemia ka quar në mbylljen e shumë bizneseve në vend, gjë që ka ndikuar në krizën financiare të skuadrave kosovare. Kjo gjë ka bërë që shumë skuadra të zvogëlojnë pagat e futbollistëve, ndërsa ka nga to që nuk kanë paguar me muaj futbollistët e tyre.

Një nga skuadrat që nuk ka paguar futbollistët në tre muajt e fundit është ajo e Dukagjinit të Klinës.

Lajmi për gazetën është konfirmuar nga disa futbollistë të kësaj skuadre në kushte anonime. “Disa futbollistë nuk janë paguar në dy muajt e fundit dhe disa të tjerë në tre muajt e fundit. Situata është kështu dhe unë nuk kam interes të mbrojë askënd në klub apo të sulmojë. Personalisht nuk kam kërkuar parat duke ditur gjendjen në Kosovë që kemi dhe mundësit për t’i siguruar mjetet financiare nga klubi. Por tashmë janë bërë shumë pasi me datë 5 (maj) për disa lojtarë pritet të bëhen katër paga minus”, ka thënë një nga futbollistët e Dukagjinit në kushte anonime, raporton “Olle”.

Dukagjini, është një nga skuadrat që rrezikon rënien nga elita e futbollit kosovar pasi gjendet në pozitën e fundit në renditjen tabelore.

Kurse, krahas klinasve, paga minus për futbollistët e tyre kanë edhe skuadrat si Ferizaj e Vushtrria, ekipe këto që garojnë në elitën e futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Darko Obradoviq, sekretar i përgjithshëm i Institutit për Siguri Kombëtare…