Dukagjini rikthehet në Superligë

28 maj 2021 | 20:09

Dukagjini është skuadra e tretë nga Liga e Parë që e ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm garues.

Pas Ulpianës dhe Malishevës, të cilat inkuadrimin në elitë e siguruan duke u shpallur kampione në grupet përkatëse të Ligës së Parë, Dukagjini e arriti këtë përmes barazhit. Skuadra nga Klina fillimisht e mundi Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, derisa sot në kryeqytet arriti ta mundë pas penalltive skuadrën e Trepçës’89, duke u rikthyer në elitë pas vetëm një viti qëndrim në një rang më të ulët të garave.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1, e me të njëjtin rezultat u mbyllën edhe vazhdimet. Npjesën e parë ishte skuadra mitrovicase e cila ishte më këmbëngulëse dhe arriti që ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 30-të me golin e shënuar nga Adenis Shala.

Ndërkohë, pjesën e dytë ishte skuadra e Dukagjinit, që e nisi dukshëm më mirë dhe pas vetëm 7 minutash arriti t’i barazojë shifrat, me golin e Labinot Osmanit, pas asistimit të Altin Merlakut. Në vazhdime të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme, duke bërë që fati për skuadrën e Superligës të vendosej në penallti, e ku penalltinë vendimtare e realizoi Erblind Mulaj.

Në serinë e pesë penalltive tek Dukagjini dështoi Elton Basriu, derisa te Trepça’89 nuk shënuan Muharrem Jashari dhe Ardian Muja. Kësisoj, Dukagjini iu gëzua fitores në penallti me shifrat 4:3.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se…