Dukagjini transferon Ahmetin nga Drita
Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës, Dukagjini ka vazhduar me transferimet për sezonin e ardhshëm. Përforcimi i radhës i Dukagjinit është mesfushori Ergyn Ahmeti. Ahmeti gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Dritës.
“Futbollisti me shumë përvojë në futbollin tonë është bashkuar me klubin e Dukagjinit. Ergyni luan si mesfushor qendror, ndërsa vjen nga klubi i Dritës, me të cilin ishte aktivizuar gjatë sezonit të kaluar. I lindur më 21 dhjetor 1995, më parë ishte paraqitur te klubi nga Mitrovica, Trepça. Ergyni suksesin më të madh e kishte me klubin nga kryeqyteti, Prishtina. Klub me të cilin është paraqitur në garat evropiane, pikërisht nën urdhrat e Dallkut. Mirësevjen Ergyn, shumë suksese!”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.