Dukagjinin kualifikohet në gjysmëfinale
17 mars 2021
| 15:14
Skuadra e Dukagjinit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi në çerekfinale e mposhti Drenicën (1-0).
Në minutën e 76-të, Jeton Dushi e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.
Ky është një sukses i madh për skuadrën nga Klina, e cila në të kaluarën dy herë ishte kualifikuar dy herë në finale të Kupës, por asnjëherë nuk e kishte fituar.
/Epoka e re/