Duke ndier frikë nga vala e dytë, futi në karantinë qytetin me 10 milionë banorë

26 prill 2020 | 09:55

Kina ka mbyllur palestrat dhe pishinat në Pekin, në mes të frikës se vendi mund të preket nga një valë e dytë e koronavirusit. Kjo gjë vjen vetëm disa ditë pasi regjimi komunist karantinoi një qytet me 10 milionë qytetarë në rajonin veriperëndimor, afër Rusisë dhe pasi këtë të shtunë, provinca veriperëndimore e Kinës, Shaanxi raportoi shtatë raste të reja të importuara me koronavirus, të gjitha nga qytetarët që ktheheshin në shtëpi nga Rusia.

Një shpërthim i dytë do të ishte një pengesë e madhe për Presidentin Xi Jinping i cili po përpiqet të rimëkëmb ekonominë e vendit.

Pekini pretendon se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të dhjetorit, tani është 82.816. Numri i vdekjeve mbetet i njëjtë, 4,632 persona, kjo dot të thotë se nuk është raportuar asnjë viktimë që prej 24 prillit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së…