DUKE NDJEKUR SEANCËN E PËRBASHKËT NDËRMJET KUVENDIT TË KOSOVËS DHE TË SHQIPËRISË

20 dhjetor 2024 | 22:47

Sot në Prishtinë u mbajt seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Një seancë e përbashkët e nevojshme dhe e domosdoshme e jetike për ardhmërinë e Kombit Shqiptar. Një ngjarje me shumë rëndësi. Dy përfaqësi diplomatike e parlamentare të të njëjtës përkatësi kombëtare. Vëllezër të një gjaku. Kjo seancë ishte dhe ndoshta ca elektorale. Qeveria e Kosovës e solli fare në mbarim të vitit. kur pak kohë kanë mbetur gjer në zgjedhjet e ardhshme. Bashkëpunimi i dy qeverive apo i dy diplomacive tona është sa i domosdoshëm aq  edhe jetik për ardhmërinë tonë të përbashkët si komb. Roli i Shqipërisë në rrugën e lirisë së Kosovës, ishte dhe ka vazhduar të jetë i domosdoshëm dhe i fuqishëm. Seancën e parë të  dy Kuvendeve e pat realizuar ish-Kryeministri Hashim Thaçi me Kryeministrin Edi Rama dhe ishte mbajtur para më shumë se një dekadë në Prizren. 

Qëllimi ishte dhe është bashkëpunimi ekonomik dhe strategjik. Po ja që ky mision u zbeh që nga ardhja e qeverisë Kurti në pushtet. Qeveri e mashtrimeve, gënjeshtrave, e tekave personale e korrupsionit dhe vjedhjes, e megallomanisë. U injorua jo vetëm politika kombëtare, por edhe ajo ndërkombëtare. 

Qeveria Kurti me sejmenët e saj, prishen marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe me vetë shtetin amë Shqipërinë. 

Është një qeveri antiçlirimtare që në gen ka urrejtjen e çlirimtarëve. Kjo u pa edhe sot në këtë seancë të përbashkët të dy Kuvendeve.

Asnjë fjalë të vetme nuk u tha për çlirimtarët që e sollën Pavarësinë. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca edhe një herë treguan fytyrën e vërtetë prej antiçlirimtari. 

Kjo treshe dhe i gjithë stafi i tyre janë antiçlirimtarë. Kanë urrejtje patetike ndaj fryteve të lirisë. Kjo bandë në genin e tyre ka urrejtjen, përçarjen, fyerjet dhe zhdukjen e çdo gjëje që frymon çlirimtare. Po ja që këte seancë e ngjalli dhe ndezi i madhi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. 

Ju falem nderit zoti Kryeminister i shqiptarisë! Fjalët e tua sot ishin mesazh për barinjtë e Qeverisë paçavure të Albin Kurtit, të qeverisë së fituar nga dhuna në rrugë. Nga sulmet e tyre piromane, barbare ndaj uniformes blu, ndaj  policisë. ndaj djelmoshave tanë bij të dëshmorëve dhe nënave heroina.

Ju falem nderit, Edi, që i bëre të ndihen të dhier. e ta fusin kokën nën shalë. 

Ju falem nderit, Edi, që i tregove jo vetëm këtyre faqezinjve të Albinit e të Vjosës. po edhe Serbisë, edhe Evropës, edhe Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Gjykatës prostitutë, shoviniste, raciste, politike, e blerë nga ruso-serbet. dhe e ndihmuar nga antiçlirimtarët e brendshëm. 

Natë e ditë punuan dhe vazhdojnë të punojnë që të paguajnë e të gjejnë dëshmitarë të rrejshëm për t’i dëmtuar jo vetëm kolosët e Pavarësisë që vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës, po ta dëmtojnë edhe vetë pavarësinë e Kosovës. duke pretenduar që ta rishkruajnë historinë. 

Këtë po e bëjnë në bashkëpunim me qarqet antishqiptare, pasi në kohën e luftës kur shumë çlirimtarët u vranë në altarin e lirisë. Disa nga bashkëçlirimtarët na e sollën lirinë si fryt i përbashkët nga fushëbeteja.

Ju faleminderit z. Kryeministër Edi Rama, që ju tregove antiçlirimtarëve antikombëtarë se si duhet të jenë udhëheqësit e dinjitetshëm, se si duhet të flasin për atë që ua kan borxh popullit. Populli i zgjedh udhëheqësit për të qenë të përfaqësuar. Udhëheqësit mjeranë të Kosovës s’kanë ardhur si rezultat i besimit dhe meritave., po si rezultat i dhunës. i tmerrit, dhe me shumë viktima. që akoma vazhdojnë të luajnë me emrat e tyre të mjerë. 

Kjo bandë lindi pikërisht për t’i luftuar vlerat e Luftës. Treshja që sot na përfaqëson ishin armiq të përbetuar mes vete. po ishin në dy subjekte që përherë i luftuan vlerat e luftës. duke i quajtur edhe dorë e zgjatur e Serbisë. 

Fryma rugoviane dhe albiniste ka qenë dhe vazhdon të jetë armiku më i madh i brendshëm, i vlerave të luftës. Trekëndëshi i Bermudës, ogurzi për Kosovën Albin Kurti, Vjosa Osmani, dhe merimanga e zezë Donika. në bashkëpunim me qarqe të antipavarësisë. punuan dhe vazhdojnë të punojnë për minimin e Pavarësisë. 

Janë tre të shiturit që po punojnë me prokurorët mercenarë të Hagës që çlirimtarët të mbahen sa më gjatë. Të dënohen dhe t’u pamundësohet kthimi në politikë. Këte e bënë dhe vazhdojnë ta bëjnë pasi kjo bandë të gjithë së bashku nuk vlejnë sa çizmet ushtarake të atyre çlirimtarëve që sot nuk janë me ne.

Ju falem nderit zoti kryeminister Edi Rama që ju tregove trushpërlarëve se kush është vlera e Kosovës dhe e Pavarësisë!

Shumë të nderuar lexues! Dua t’u bëj një pyetje ku më duhet të vetëpërgjigjem.

 Si ka mundësi që shteti t’i besohet një personi me një të kaluar të errët dhe antiproduktive?

– Albin Kurti ka qenë kundër ndaljes së luftës. Ishte kundwr Marrëveshjes së Rambujesw. 

– Albin Kurti ishte kundër UNMIK-ut dhe Marrëveshjes së Ahtisarit.

–Albin Kurti ishte kundër Pavarësisë së Kosovës, E kundërshtoi dhe nuk e njohu kurrë.

–Albin Kurti nuk njohu simbolet e Republikës së Kosovës. flamurin, himnin, stemat dhe të gjitha.

 Albin Kurti në asnjë rast të vetëm s’u ngrit në këmbë për himnin. Atë flamur e quante lara-lara. – Albin Kurti ishte kundër ushtrisë së Kosovës, edhe kundër policisë së saj edhe i rrezikoi ata.

 Punën e parë që bëri pasi erdhi në pushtet, ishte prishja e raporteve me USA.

–Albin Kurti e pati refuzuar projektin e mbaruar më herwt nga qeveria e kaluar për gazin amerikan. Që duhej të kalonte nga Greqia, Maqedonia Kosova e pastaj të shkonte edhe në Serbi. 

Serbia do duhej të paguante për ta marrw nga Kosova e për të kaluar tubacioni nëpër tokat e Kosovës. 

Ky projekt ndërroi kahje nga Greqia, Maqedonia, Serbi. 

Sot jemi në krizë energjetike për shkak të psikomanjakut të shitur Albin Kurti. Tani qëveritë në ardhje edhe nese duan të hynw në sistemin e gazit amerikan. duhet ta lusin Serbinë dhe ta paguajnë atë për të kaluar nëpër tokën serbe drejt Kosovës.

 Albin Kurti pati ardhur në pushtet me kauzën se kurr s’do ta bëjë Asociacionin serb në veri.

– Albin Kurti e bëri më shumë se aq sa e kishte rrezuar Kushtetuesja.

Albini e pranoi planin Franko-Gjerman në Ohër, pa e parë fare. Në piken 7 të tij është me kompetenca ekzekutive (Autonomi)

 Ardhja e Albin Kurtit në pushtet është Sui Generis. Rast i vetëm në botë. Për herë të parë botë ndodh që shteti t’i besohet për ta drejtuar një personi që nuk e njeh asgjë shtetërore të atij shteti, as edhe Pavarësinë.

–Albin Kurti edhe përkundër trumbetimit se ai s’e ka prioritet formimin e Asociacionit në veri të Kosovës, këtë e bëri prioritet të parë.

–Albin Kurti, Sui Generis i llojit të vetëm në botë që çështjen e Kosovës e fut për herë të parë në dialog ku marrin pjesë 4 persona. Asnjëri nga ata s’e njeh Pavarësinë e Kosovës nw dialogun paraprak, kur ishte Kryeministri dhe Presidenti Thaçi. Në tavolinë ishin tre përfaqësues të jashtëm. Dy nga Evropa e një nga Amerika. Dy të Evropës neutrale në njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe një përfaqësuesi amerikan që na njihte dhe dy përfaqësues të tjerë. Njëri nga Serbia që s`na njeh dhe tjetri ishte nga Kosova krijuesi i Pavarësisë së Kosovës. Me një fjalë e gjithë përparësia ishte jona.

– Albin Kurti tani është në Sofrën e Djallit. Një tavolinë me 4 persona që s’e njohin Pavarësinë e Kosovës. Më thoni  si do dalë rezultati nga një sofer djajsh që të katër Pavarësia i ka

kundërshtarë???

 Cili është misioni i Albin Serbisë? Është- zhbërja e gjithë asaj që u ndërtua dhe ngrit pas luftës. Këtë edhe e thotë ai vetë. 

“Shkatërrimin e Kosovës për 20 vjet”.

– Ai kërkon ta zhbëjë gjithë çfarë solli liria, kërkon ta rishkruajë historinë varfanjaku.

 Si ka mundësi të vijë në krye të shtetit, një person që pati për dashnore vajzën e bashkëpunëtorit më të ngushtë të Millosheviçit,  Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Zoran Sokoloviq? 

Të dashurën Jelena Bjelica.https://www.kurir.rs/…/senzacionalno-kurti-bio-u-vezi...

–Ishte edhe shkaku kyç pse Albini ishte i privilegjuar në burgun e Pozharevcit në Serbi.

Me intervista e marifete TV.

– Albin Kurti qe zënë me serbë në makinë. në rrugën Klinë-Bingjë, fshat i banuar me serbë.

Cili është misioni i Albinit???

– A mos vallë të gjitha këto u bënë rastësisht? Jo. 

Albin Serbia po kryen detyrën e vet me shumë përkushtim që Kosovën ta rikthejë nën kthetrat e barbarisë serbe.

 Albin Serbia të gjitha pikat që lart i ceka, i ka të përbashkëta me serbinë. Asnjë pikë ndryshe.

Albin Serbia për dallim nga sejcili burr shteti kudo qoftë. Në rast të nënshkrimi të kapitullimit të shtetit të ti ndaj një shteti tjeter. Do shpallej tradhëtar, dhe tradhëtia e till u kushtoj me jetë. E njejta do vlente edhe për sejcilin qytetar të kosovës që do merrte poziten e kreut të shtetit. Do denohej për tradhëti ndaj shtetit, tradhëti Kombëtare.

Por ky epitet i tradhëtarit smund ti iper Albin Serbisë. Pasi ai është i saj.

-Albini kurr se ka njohur shtetin e Kosovës as Pavarësinë e sai.

Dhe në rast të nenshkrimit të supozuar të Albinit, që Kosovën ta kthei nën ombrellën e serbisë. Nuk do jet tradhëtar. Pasi ai njejt si edhe Vuçiçi se ka njoftur as një simbol të shtetit dhe pikat më lart të numëruara. Pra Albin Kurti dhe Alksander Vuçiçi janë të një rrafshi 100% të njejt sa i përket kritereve ndaj shtetit të Kosovës.

Por sikur Albini do veproi kunder interesave Kosovës.
Epitetin dhe vulen e tradhëtisë e bartin gjith ata votues qëkëtij përsoni Psikomanjak ja dhan mundësinë ta drejtoishtetin. Për inati resë me vdekt djali“.
Me dashje pa dashje, gabim , inati apo qellim. Të gjith ata që i dhanë mundësinë Albinit. Mbajnë përgjëgjësinë, ndaj vendit dhe ardhmerisë se femijëve tanë.

 Shumë të nderuar miq, familjarë dhe gjithë shqiptarë  kudo jeni sot me të drejtë vote jashtë në Diasporë dhe në Kosovë.

T’ia vëmë  gishtin kokës- e t’ia kthejmë imazhin  Kosovës. Fëmijëve tanë t’u kthejmë ardhmërinë. Janë mbi 370.000 të rinj që e lëshuan Kosovën që nga kur erdhi ky pushtet. Kosova mund të bëhet më mirë e më ndryshe. me në krye Bedri Hamzën si kryeministër i shpresës.

Ajet Shala. CH

Giubiasco, 20. 12. 2024

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rënduar bilanci i sulmi terrorist në Gjermani, ku një…