Dukesha e Kembrixhit dhuron flokët e saj për fëmijët me kancer
29 janar 2018
| 11:11
Dukesha e Kembrixhit ka dhuruar flokët e saj për krijimin e parukeve për fëmijët që vuajnë nga kanceri.
Parukierja ka prerë 17 cm nga flokët e Kate Middletonit që janë dërguar nga organizata bamirëse Little Princess Trust.
Organizata ndihmon për të bërë paruke për fëmijët me kancer që kanë humbur flokët e tyre pas marrjes së kimioterapisë ose radioterapisë.