Dukesha Kate Middleton dëshmon se vishet me plot stil edhe me 16 paund
05 tetor 2021
| 15:01
Kate Middleton ka marrë gjithë vëmendjen ditën e sotme teksa bëri një vizitë në University College në Londër. Dukesha e Cambridge u shfaq e veshur me një fustan gri dhe taka të Hugo Boss.
39-vjeçarja ricikloi fustanin Zara me mëngë të gjata prej 16 paund, nga një ngjarje në janar për eventin e tanishëm. Ajo po takohet me studiues të viteve të hershme, të cilët po kryejnë një studim të titulluar “Fëmijët e viteve 2020”.
Vizita e Middleton shënon një numër angazhimesh që ajo do të kryejë në lidhje me studimin historik.