Dukesha Markle, pushime të vetmuara këtë verë (Foto)

20 korrik 2018 | 17:50

 

Një program i ngjeshur udhëtimi e pret Dukeshën e re të Sussex. Meghan Markle do të donte të shkonte në shtëpi për të përshëndetur miqtë dhe të afërmit dhe për këtë verë kishte organizuar një fluturim jozyrtar, para se të rifillonte angazhimet në mbretëri.

Shtypi amerikan shkruan se Markle po planifikon udhëtimin vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vitin e ardhshëm, megjithatë, do të studiohet një rrugë zyrtare midis vendeve më të shtrenjta për gruan e Harryt.

Sipas revistës “US Weekly”, Meghan synon të kthehet në shtëpi para se të bëhet nënë për herë të parë.

Sipas kësaj reviste “pritet lajmi për një princ të vogël apo princeshë të vogël në vitin 2019”.

Në pranverën e vitit të ardhshëm, Markle dhe Princi Harry mund të fluturojnë përtej Oqeanit pas një itinerari të hartuar sipas asaj që Dukesha preferon në ShBA. Vizita në Nju Jork dhe Uashingtonin, forcon kështu lidhjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Duka dhe Dukesha e Sussex do të vizitojnë Australinë, Zelandën e Re, Ishujt Fixhi dhe Mbretërinë e Tongës në tetor. Meghani gjithashtu zbuloi se do të bashkohet me Prince Harry në Invictus Games, i cili do të zhvillohet në Sydney nga 20 deri më 27 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Verë, diell dhe vapë. Çfarë mund të jetë më keq?…