Dukeshin pleq të qetë, por trafikonin miliona
26 shtator 2019
| 23:05
Një çift britanikësh janë dënuar me tetë vite burg pasi u shpallën fajtorë për trafikimin e 1.2 milionë eurove kokainë nëpër Evropë, teksa udhëtonin me kryqëzor pushimesh.
Tre gjykatësit në Lisbonë të Portugalisë i dënuan Roxher Klark, 72-vjeç, dhe gruan 71-vjeçare, Su, me tetë vite burg për akuzën e trafikut të narkotikëve. Policia postoi foto të valixheve që përdoreshin nga çifti për të transportuar kokainën.
Ata do ta kryejnë dënimin në Portugali dhe nuk do të dëbohen për në Angli, siç kishte kërkuar prokurori.
Dy pleqtë ishin 72 dhe 71 vjeç
Ata po udhëtonin me anije kryqëzori për pushime
Udhëtimi përfshinte ndalesa nëpër shtete të ndryshme të Europës
Në Portugali u kapën me mbi 1.2 milionë euro drogë që po e trafikonin
U dënuam me tetë vite burg
Avokatja e çiftit