“Duket se ata janë në krizë”/ Rita Ora ka probleme me të dashurin?

01 shkurt 2021 | 12:10

“Duket se ata janë në krizë”/ Rita Ora ka probleme me

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, duket se po kalon një krizë me të dashurin e saj, Romain Gavras. E gjithë kjo duket se është për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, 30-vjeçarja ka vendosur që të ndjekë të gjithë rregullat e Covid-19, pas gjobave dhe ndëshkimit që mori nga publiku. Kjo tani e ka mbajtur larg partnerit të saj duke qenë se nuk mund të udhëtojë.

“Duket se ata janë në krizë”/ Rita Ora ka probleme me

“Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat.

Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tensionuara pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”,është shprehur një burim për “The Sun”.

“Duket se ata janë në krizë”/ Rita Ora ka probleme me

Lidhja e re e këngëtares me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras, u zbulua për herë të parë në muajin korrik të 2020-ës. Dyshja kaloi pushimet verore së bashku, por u kujdesën që të mos shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik.

“Duket se ata janë në krizë”/ Rita Ora ka probleme me

“Duket se ata janë në krizë”/ Rita Ora ka probleme me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…