Duket se nuk guxuan shumë, Vjosa Osmani tregon pse “Krejt dhe drejt”

20 janar 2021 | 22:46

Lëvizja Vëtevendosje ka prezantuar slloganin e saj “Krejt dhe drejt” për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatja e VV-së për presidente ka shpjeguar pse ky sllogan.

Ajo ka thënë se krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin.

“Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe fitoret minimale të dhurojnë tre pikë. Bayern Munchen dhe…