
Dukolli uron 11-vjetorin e NISMA-s: Nismëtarë të proceseve politike dhe shtetndërtuese të vendit!
Të dashur e shumë të çmuar anëtarë, simpatizantë dhe struktura të NISMA Socialdemokrate,
urime 11-vjetori i themelimit dhe veprimit të familjes sonë politike!
Duke rrugëtuar bashkë dhe të lidhur fort me njëri-tjetrin gjatë këtyre 11 viteve, kemi dëshmuar dhe argumentuar se vendit i duhen guximi, ideja, vizioni dhe veprimi ynë politik.
Në kohë e duke u paraprirë situatave me të cilat mund të ballafaqohet vendi, lideri ynë Fatmir Limaj bashkë me ne kemi dalë pa hezitim para qytetarëve dhe kemi shprehur mendimin dhe qëndrimin tonë politik në çdo rrethanë e proces, duke i qëndruar besnik konsistencës tonë, e duke ofruar kontributin tonë për temat nacionale të vendit.
Historia dhe veprimi ynë politik i dedikohen vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe për këtë punojmë pa u ndalur.
Të dashur nismëtarë,
Sot, në këtë përvjetor tuajin, dua të shpreh admirimin dhe mirënjohjen më të lartë për të gjithë ju, për angazhimin dhe besimin e palëkundur përgjatë këtij rrugëtimi plot vlera dhe suksese, që i kemi ofruar demokracisë dhe jetës politike në vend.
Ju jeni meritorët!
Ju jeni vlera dhe shpirti politik i NISMA Socialdemokrate!
Ju keni dëshmuar vazhdimisht, në çdo proces politik e më gjerë, se ne, bashkë, i duhemi Kosovës!
Me ju, vazhdojmë drejt sukseseve të reja për vendin!
Urime!
(Shkruan: Çerkin Dukolli, anëtar i kryesisë së NISMA-s)