Duma “zhvesh” kostumin serioz, poston foton joshëse nga pushimet në det
Kur bëhet fjale për njerëz të njohur të politikës të gjithë jemi kurioz ti shohim të “zhveshur” nga kostumi serioz. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një fotografi nga pushimet në profilin e saj në Instagram. Edhe ajo ka zgjedhur detin për të kaluar pushimet këtë verë.
Në fotografi shfaqet e veshur me një kostum plazhi të zi, ndërsa nuk ka lënë pas dore pak grim. Ajo ka zgjedhur ta postojë imazhin duke e shoqëruar me një mesazh filozofik.
“Zgjimi” nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten! Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe” – shkruan ish-deputetja e PD-së./tch/
https://www.instagram.com/p/CEPYazqAA06/?igshid=1jjvumxjhn8l4