
Dumani konfirmon largimin nga Prishtina
14 dhjetor 2022
| 13:06
Gentrit Dumani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Prishtinës. Lajmin e bëri të ditur vet futbollisti me anë të një postimi në “Facebook”.
“Nga sot e tutje nuk do të jem pjesë e ‘FC Prishtinës’. Një falënderim për korrektësinë e treguar nga kryesia e klubit ndaj meje dhe faleminderit për të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët ‘Plisat’”, ka shkruar Dumani.