Dumani largohet nga Flamurtari
03 gusht 2020
| 16:21
Futbollisti Gentrit Dumani e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Flamurtarit të Prishtinës.
“Nga sot nuk jam me pjesë e KF Flamurtari. Falënderoj kryetarin e klubit, Imer Ademi për korrektësinë, falënderoj trajnerët dhe bashkëlojtarët. Uroj që Flamurtari të kthehet aty ku e ka vendin në Superligë. Kam kaluar dy vitet ma të mira në karrierë. Respekt nga zemra për ketë klub me traditë dhe suksese”, ka shkruar Dumani, raporton “Epoka e re”.