Dumfries optimist për Euro 2024: Duam të fitojmë diçka
15 qershor 2024
| 17:47
Anësori holandez Denzel Dumfries foli sot në konferencë për shtyp, në kuadër të fillimit të Kampionatit Evropian.
“Në këtë periudhë ndeshjet luhen në vazhdimësi, por ne jemi gati për fillimin e Europianit. Unë mendoj se ne po presim me padurim për të arritur rezultate, për të fituar diçka. Gjëja më e rëndësishme në Kampionatin Evropian apo Botëror është të qëndrosh i qetë. Dinamika e grupit është shumë e mirë”, ka thënë ai.