Dumoshi falënderon djemtë që ia gjetën kuletën
30 qershor 2021
| 13:21
Deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshi sot i ka humbur kuleta në Prishtinë, megjithatë, dy djem e kanë gjetur dhe më pas ia kanë dorëzuar në zyrë.
“Sot, këta djemë me zemër plot më sjellen kuleten time të humbur në Prishtinë. Shembull për t’a admiruar gjithë secili nga ne. Ju faleminderit”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në “Facebook”.