Dumoshi: I kemi siguruar votat për votimin e qeverisë
03 shkurt 2020
| 11:04
E nominuara për ministre të Kulturës nga LDK-ja, Vlora Dumoshi, ka thënë se tashmë i kanë siguruar votat për formimin e qeverisë.
“Sot e kemi votimin në Kuvend, presim që kjo qeveri do të punojë shumë për vendin është e vërtetë se jam emëruar si ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit. I kemi siguruar votat, sigurisht”, ka thënë Dumoshi.