Dumoshi, ministrit Vitia: Pije edhe naj kafe ndoshta kthjellesh ma shumë

14 maj 2021 | 17:33

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me pritjet e gjata të qytetarëve për tu vaksinuar tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë.

Ajo ka thënë se Vitia vendin e ka sjellur në Katrahurë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.

“O Ministër pije edhe naj ☕️ ndoshta kthjellesh ma shumë , dhe e sheh se çfarë katrahure ka krijuar keqmenaxhimi yt kundrejt pandemisë. Kryetari Mustafa dikur thoshte ‘ata që  e kanë  lë shuar kosë n gjerë , në  fund do t’i prenë këmbët e veta’. Ashtu duket sot. Pas rënies nga skelet fiktive te propagandës, kjo qeveri del e paafte pë r te menaxhuar me pandeminë. Fatkeqësisht, pasojat po i vuajnë të  gjithë qytetaret e Kosoves”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit vendin tonë janë regjistruar 49…