Dumoshi në Gjakovë nënshkruan memorandum me Gjinin
21 maj 2020
| 11:09
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ditën e sotme e ka filluar me një vizitë bërë Komunës së Gjakovës, me kryetarin e së cilës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Vlora Dumoshi dhe kryetari Ardian Gjini do ta vizitojnë stadiumin e qytetit, në të cilin edhe do të nisë faza e parë e ndërtimit, projekt të cilin e financon MKRS-ja.