
Dumoshi ngushëllon familjen e Bujar Lahut
03 janar 2021
| 22:22
Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar pas ndarjes nga jeta të artistit dhe profesorit Bujar Lahu.
Dumoshi deklaroi se veprat e piktorit do të jenë frymëzim për shumë gjenerata.
“Pikturat e bukura e të punuara me shumë dashuri, me dorën e tij të artë do të jenë frymëzim për shumë gjenerata”, shkroi Dumoshi. “I shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar Dumoshi.