Dumoshi për Vjosa Osmanin: Kur shkon në një parti tjetër je si një trup i huaj

29 janar 2021 | 13:38

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka thënë largimi i Vjosa Osmanit nuk e dëmton këtë parti.

Dumoshi ka theksuar se LDK-ja është më shumë se një emër dhe mbiemër, madje sipas saj, kur kushdo qoftë i bashkohet një partie tjetër mund të konsiderohet edhe si trup i huaj, atje ku aderon.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është më e madhe se një emër dhe mbiemër, sigurisht që Vjosa Osmani ka qenë pjesë e LDK-së, ka qenë ish-kandidate edhe për kryeministre ku partia ia ka ofruar dhe të gjithë e kemi mbështetur, por zgjedhjet janë shumë personale dhe rrugëtimet munden të ndahen edhe gjatë rrugës”.

“Besoj që shtëpia jonë është e jotja. I presim rezultatet, por zakonisht kur shkon në një parti tjetër je si një trup i huaj. I dëshiroj të gjithë kandidatëve padallim suksese”, ka thënë Dumoshi, duke shtuar se LDK-ja më 14 shkurt do ta festojë fitoren në zgjedhjet e parakohshme.

“Uroj që të kemi zgjedhje të drejta dhe ta kalojmë këtë proces sa më mirë dhe të jemi një shembull për Kosovën. Besoj dhe uroj që më 14 shkurt do ta festojmë fitoren tonë. E them me shumë ngulm sepse kemi një kandidat për kryeministër i cili edhe në këtë kohë shumë sfiduese të cilën e morëm qeverisjen ka ditur më së miri ta menaxhoj pjesën vitale e cila është pjesa shëndetësore”, ka thënë ajo për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në…