Dumoshi: Shën Nënë Tereza solli shpresën e paqen tek secili njeri
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka përkujtuar humanisten Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Shën Nënë Tereza, në 110-vjetorin e lindjes.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se humanistja shqiptare është figurë e madhe që u përket të gjithëve.
Sipas Dumoshit, Shën Nënë Tereza me fuqinë e saj hyjnore, ia doli të pushtojë zemrën e njerëzimit dhe të qytetarëve të mbarë botës.
Postimi i plotë i Dumoshit:
Nëna Tereza, Gonxhja jonë!
Në ditëlindjen e saj sot kujtojmë të shenjtën e të pa pëpërsëritshmen – Nënë Terezën.
E bekuara dhe e shenjta Nënë Tereza është figura e madhe që i përket gjithëve pa dallim. Shqiptarja e cila me fuqinë e saj hyjnore shpirtërore, ia doli të pushtojë zemrën e njerëzimit dhe të qytetarëve të mbarë botës.
Në ditëlindjen e saj lutemi për dashurinë e pakushtëzuar të cilën përpiqemi ta plotësojmë çdo ditë me gjëra të vogla – siç do të thoshte vet ajo.
Sot kujtojmë dhe lutemi me lutjet e saj për ndershmëri, sinqeritet dhe shërbim në ndihmë të njerëzve.
Nënë Tereza solli shpresën e paqen tek secili njeri që preku, por edhe të atyre që e ndoqën në misionin e saj.
Nderojmë me përulje veprën frymëzuese të Nënë Terezës e cila hapi horizonte të reja gëzimi e shprese në botë. Vepra e saj humane mbetet githmonë një burim i pashterrshëm frymëzimi për ne!