
Dumoshi: Trashëgimia kulturore është themel për rininë e Kosovës
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim disa të rinj, me të cilët ka folur për trashëgiminë kulturore,
“Muaji i rinisë, po përmbush kalendarin me aktivitete të shumta. Sot ngjarja ishte me karakter kulturor, me shumë të rinj, edhe nga komunitetet që jetojnë në Kosovë. Rinia dhe trashëgimia kulturore dy shprehje që tregojnë një identitet. Sot, për të mirën e brezave të ardhshëm me të rinjtë vizituam peizazhin e bukur të Republikës, Muzeun e Kosovës”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se roli kryesor i muzeve është padyshim edukimi i komunitetit.
“Rinia luan rol kyç në procesin e formimit të qëndrimeve dhe besimeve tek individët e shoqërisë. Trashëgimia kulturore është themel për rininë e Kosovës, me asetet publike të rëndësishme që i posedojmë!”, ka thënë ministrja Dumoshi.
(Q.R / Epoka e re)