Dumoshi vajti në Prizren, u prit nga kryetari Haskuka
20 maj 2020
| 11:18
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot ka vajtur për vizitë në Komunën e Prizrenit. Takimin e parë ajo e ka pasur me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, pastaj ka vizituar fushën sportive në Lubinjë të Epërme dhe poligonin sportiv në Mushnikovë. Po ashtu, gjatë ditës ajo do ta vizitojë edhe pishinën olimpike dhe stadiumin “Përparim Thaçi” në këtë komunë.
(B. D.: ‘Epoka e re’)