Dumoshi: Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj

16 prill 2020 | 14:42

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar familjen Rexhepagiqi pas ndarjes nga jeta të kompozitores dhe këngëtares, Violeta Rexhepagiqi.

“Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar”, është thënë në telegramin e ngushëllimit.

Telegrami i plotë i ministres Dumoshi:

E nderuara familja Rexhepagiqi,

Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi. Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë.

Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.

Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.

Jemi me fat që e patëm e që e njohëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lautaro Martinez është një dëshirë e madhe e Barcelonës, që…