Duraku: Do t’i sjellim edhe shumë projekte Fortesës

01 shkurt 2021 | 17:00

Berat Duraku, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga AAK-ja gjatë një takimi me banorët e fshatit Fortesë, ka thënë se ata meritojnë një mbështetje edhe me të madhe.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit zotohet se nëse e merr besimin për të përfaqësuar banorët e kësaj ane në Kuvend, atëherë projektet nuk do të mungojnë.

May be an image of 3 njerëz, people standing dhe E brendshme

Postimi i plotë i Durakut në “Facebook”:

Faleminderit Fortesë

Gjithmonë̈ ndjenjë e mirë të jesh në Fortesë, ku mikpritja e ngrohtë e me zemër të hapur është e paalternativë për secilin që ndalet për vizitë. Sot mbajtëm një takim me banorët e këtij fshati, me të cilët diskutuam për projektet infrastrukturore, por edhe për përkrahjen që duhet dhënë të rinjve e grave që të punësohen e t’i implementojnë synimet e tyre në biznes e fusha të tjera.

Eksperienca në Drejtorinë e Bujqësisë më ka njohur shumë mirë me Fortesën. Kemi përfunduar disa projekte së bashku. Koha është që bashkë me Fatmirin, Bjondinën e Mahmutin, nga Kuvendi i Kosovës si deputetë të AAK-së, t’i sjellim edhe më shumë projekte banorëve të Fortesës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar me gratë…