Duraku: Fryma e fitores po ndjehet në të gjithë territorin e Rahovecit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Berat Duraku ka thënë se subjekti të cilin ai e përfaqëson do të dalë fitues në gjithë territorin e Rahovecit.
Duraku që është drejtor i Bujqësisë në Komunën Rahovecit, ka thënë po ashtu se kandidatura e Ramush Haradinajt për president po pritet ngrohtësisht, raporton “Epoka e re”.
“Fryma e fitores po ndjehet në të gjithë territorin e Rahovecit. Sot pamë se në Drenoc, Senoc, Patasellë dhe Kaznik, koncepti politik i Aleancës po përqafohet nga qytetarët dhe kandidatura e Ramush Haradinajt për president po pritet ngrohtësisht. AAK e ka ofruar veten si infrastrukturë për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e një ndryshimi dhe fillimi të ri dhe të mbarë, prandaj 14 shkurti s’ka se si të mos jetë ditë e fitores”, ka shkruar Duraku në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/