Duraku merr drejtimin e Vushtrrisë
12 janar 2021
| 21:46
Skuadra e Vushtrrisë është bërë me trajner të ri pas largimit të Gani Sejdiut.
Fahredin Duraku është ai i cili ka marrë timonin e vushtrriasve për ta larguar nga zona e rrezikshmërisë. Këtë lajm në një intervistë për “Olle” e ka konfirmuar nënkryetari i klubit, Talec Pantina.
Kurse ditë më parë Vushtrria ka bërë edhe përforcimin e parë, Edmond Turkun.