Duraku rikthehet te Besa
19 korrik 2018
| 11:23
Mensur Duraku është rikthyer pas një kohë të gjatë në klubin e zemrës, Besën e Pejës.
Mesfushori që vlerësohet si ndër më të mirët në futbollin e pasluftës, për një kohë të gjatë ishte larg Besës, duke e vijuar karrierën futbollistike në skuadrën e Istogut dhe Lugun e Baranit. Duraku dhe Besa në edicionin 2018/2019 do të paraqitën në Ligën e Parë.
/Epoka e re/