Duraku: Vitia kundër dialogut me infermierët, duhen veprime sindikale
Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve, Enlirat Duraku, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është kundër dialogut me ta.
Duraku ka theksuar se nuk befasohet nga veprimet e ministrit Vitia, pasi sipas tij, ai ka zgjedhur injorimin total të infermierëve.
Më tutje, ai ka thënë se atyre u duhet sindikata, në mënyrë që të kenë mbrojtje kushtetuese dhe ligjore.
“Kjo është pikërisht ajo se çfarë po tentohet prej qeverisë, respektivisht prej ShSKUK-së, QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë që drejtat tona ligjore t’i kërkojmë përmes gjykatës. Përmes tyre, ne e dimë që procedura shumë gjatë shkon… Këtë nuk do ta lejojmë ne sepse duket që Arben Vitia është kundër dialogut. Sindikatat promovojnë dialogun social, ndërsa nuk po befasohem se çfarë bën Vitia, vetëm se më vjen keq se si platformë të komunikimit me neve ka zgjedhur injorimin total… Prapë po them se me këtë ministri duhet veprime sindikale, radikale. Për këtë shkak po them se na duhet sindikatë në mënyrë që të kemi mbrojtjen edhe kushtetuese edhe ligjore. Dialog më të nuk kish”, ka thënë ai në “Tëvë1”.
Duraku ka thënë se nëse shkon në ndonjë klinikë të QKUK-së mund ta shohësh që një infermier merret me 20 pacientë.