Duranti, afër largimit nga Golden State
Kevin Durant është pranë largimit nga skuadra kampione e Golden State, me të cilën është kualifikuar edhe këtë vit në finalet e “play-off”-it. 30-vjeçari luan prej 3 sezonesh me Warriors, por nga 1 korriku ai do të jetë “free agent” (lojtar i lirë). Vështirë se ai do të rinovojë kontratën me Golden State.
Çka do të thotë se ai mund të largohet dhe të zgjedhë skuadrën e re. Sipas “NY Times”, dy janë skuadrat që mund të afrojnë talentin e NBA-së: Nju Jorku dhe Clippers. Këto skuadrat kanë mundësitë financiare dhe hapësirat për t’i ofruar Durant kontratën që ai dëshiron.
Kevin Durant është një nga yjet e NBA-së, që ka ndihmuar Golden State të fitojë titullin kampion dy sezonet e fundit dhe është pranë titullit të tretë në karrierë. Ai është lojtari që do të tërheqë vëmendjen e merkatos së verës së bashku me Kawhi Leonard (Toronto).