Duranti i jep fitoren Brooklynit, Clippersat mposhtin rivalët e Detroitit

18 nëntor 2022 | 13:11

Tri ndeshje të luajtura në NBA. Skuadra e Brooklyn Nets fitoi me rezultat 109-107 ndaj Portlandit, një përballje e hapur deri në fund. Vendimtar për miqtë ishte Durant, autor i 35 pikëve, që thuajse i vetëm mposhti Portlandin.

Për vendasit, Lillard me 25 pikë e Simons me 24 u përpoqën t’i japin fitoren ekipit të tyre, por pa sukses. Fitore të rëndësishme për një vend në “play-off” korri ekipi i Clippersat, që mundi me rezultat 96-91 Detroitin. Bogdanoviq me 26 pikë ishte më i miri për miqtë, por i vetëm nuk mundi të bëjë diferencën në fushë.

Për Clippersat u dallua Jackson me 23 pikë, ndërkohë që u rikthye pas dëmtimit Leonard (6 pikë). Fitore të thellë korri skuadra e Sacramentos, që mundi me rezultat 130-112 San Antonio. Ndeshje spektakolare, ku për vendasit shkëlqyen Fox me 28 pikë e Monk me 26, ndërsa për Spursat u dallua Vassell me 29 pikë, por që mbetën për statistikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë se…