Duranti kërkon largimin nga Brooklyn Nets
01 korrik 2022
| 13:20
Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant kërkon largimin nga ekipi i tij. Pas hapjes së merkatos edhe në basketboll, është Durant që ka kërkuar të ndryshojë ambient.
Sipas asaj që raporton ‘The Athletic’, 33 vjeçari dëshiron të largohet pas tre sezonesh tek Brooklyn Nets. Drejtuesit e Nets janë duke punuar për të gjetur një destinacion yllit të tyre.
Miami Heat dhe Phoenix Suns, janë dy opsionet e mundshme për basketbollistin. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.