Duranti planifikon të pensionohet në Evropë
31 tetor 2019
| 12:01
Kevin Durant, ylli i NBA-së, aktualisht pjesë e skuadrës së Brooklyn Netsit, në një intervistë për “Bleacher Report” ka deklaruar se dëshiron që sezonin e fundit të karrierës së tij të luajë në Evropë.
Më saktë, ai dëshiron të luajë në Euroleague, duke treguar edhe skuadrën e vet të preferuar, Barcelonën.