![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Durant.jpg)
Duranti shkruan historinë e NBA-s, fitojnë Memphisi, Toronto e Detroiti
Basketbollisti Kevin Durant bëhet lojtari i tetë në historinë e NBA-së që arrin kuotën e 30 mijë pikëve të realizuara në sezonin e rregullt. Ai realizoi 34 pikë për skuadrën e Phoenixit edhe pse ato nuk mjaftuan për të fituar.
Memphis triumfoi me rezultat 119-112 ndaj Phoenixin, në një ndeshje ku lojtarët e stolit të skuadrës mike realizuan 44 pikë (Desmond Bane me 20 pikë shënuesi më i mirë për miqtë). Jashtë fushe fiton edhe Toronto, që mundi me rezultat 106-103 Philadelphian, ndeshje me rivalitet deri në fund. Barnes me 33 pikë u dallua për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Embiid për vendasit.
Triumfon skuadra e Detroitit, që falë 24 pikëve të Beasley mundi thellë me rezultat 132-92 Chicagon. Fiton edhe New York, që mundi me shifrat 128-115 Indianan jashtë fushe. Towns me 40 pikë dhe Hart me 30 u dalluan për nju-jorkezët.
Rezultatet
Philadelphia – Toronto 103-106
Indiana – New York 115-128
Chicago – Detroit 92-132
Phoenix – Memphis 112-119