Durim Limaj: MTI-ja, lidere në zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA-ja
14 qershor 2018
| 18:01
Shefi i kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Indushtrisë, Durim Limaj, të enjten ka marrë pjesë në takimin e organizuar në Bruksel rreth raportimit mbi të arriturat në fushën e tregtisë, industrisë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“MTI-ja është lidere në zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA, dhe sfidave që janë paraqitur në raportin e progresit.
Morëm konfirmimin nga Komisioni Europian për mbështetjen edhe në të ardhmen”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Durim Limaj.