Durmishi: Ende s’kemi datë për hapjen e urës së Ibrit
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka thënë se si qeveri ende nuk kanë një datë të saktë se kur do të hapet ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ai ka thënë se pas draft-raportit që kanë pranuar dje, tani janë në pritje të raportit final për gjendjen e urës.
Sa i përket draft-raportit që kanë pranuar dje, Durmishi ka thënë se në bazë të matjeve dhe testimeve që janë bërë, ura është stabile pa
“Ne po e presim raportin final i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët, por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.