Durmishi fton ata që ishin kundër Kurtit të dalin të votojnë
21 janar 2018
| 15:35
Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje!, ka qenë njëri nga të parët që ka votuar në procesin zgjedhor të Vetëvendosjes për kryetarin e ri.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ai i ka ftuar edhe ata që ishin kundër Albin Kurtit që ta votojnë atë. “Të gjithë ata të cilët ishin kundër që Albin Kurti të zgjidhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe që janë ende anëtarë të Lëvizjes, unë i ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin të votojnë. Tekefundit edhe vota kundër është votë”, shkroi Durmishi.