Durmishi: Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishës e ky nuk dinte as me i lexu

29 korrik 2022 | 23:07

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë një konference sot për media ka shpalosur ato që i quan fakte për skandalin në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilin thotë se janë të përfshirë zëvendësministri Hysen Durmishi dhe ish-zyrtari Nexhat Krasniqi.

Berisha thotë se si është e mundur që një zyrtar i shkarkuar nënshkruan kontrata, derisa ka kërkuar edhe nga kryeministri Kurti që të deklarohet.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili është shprehur se nuk i ka nënshkruar kontratat, pasi sipas tij, zv. ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro.

“Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishes e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu. Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro”, është shprehur Durmishi.

Durmishi thotë se i kishin të planifikuar mbi 16 milionë euro për mirëmbajtjen e autoudhëve, por që sipas tij, kanë arritur të nënshkruajnë kontrata për 12 milionë euro.

“I kishim të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milion euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë. Boll keni vjedhë Bekë Berisha”, shtoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari më i ri i NATO-s, Maqedonia e Veriut, i…