Durmishi kalon te Nice

06 dhjetor 2019 | 17:05

Futbollisti me origjinë shqiptare Riza Durmishi do të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të janarit.

25-vjeçari do të transferohet te Nice për 6 muaj deri në përfundim të këtij sezoni. Marrëveshja është zyrtarizuar dhe Durmishi është prezantuar me fanellën e klubit të tij të ri.

Skuadra e Nices drejtohet nga Patrick Viera, kurse mbrojtësi i krahut do të ketë shumë më tepër mundësi aktivizimi dhe dëshira e Durmishit në këto momente është të luajë rregullisht për t’u grumbulluar nga Danimarka në “Euro 2020”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri prej lojtarëve kryesorë të Përfaqësues së Kosovës në hendboll,…