Durmishi: Në Ministrinë e Infrastrukturës s’ka pasur bastisje, në Ministrinë e Mjedisit nuk e di
08 tetor 2024
| 13:41
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nuk është dijeni për bastisjen e hetueseve të policisë në ministrinë ku është njeriu i dytë.
Ai ka bërë me dije se në pjesën e infrastrukturës nuk ka pasur bastisje, kur për pjesën e mjedisit nuk ka informacione.
“Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë…Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e Mjedisit nuk di. Kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë”, ka thënë Durmishi për “Kosovapress”.