Durmishi: Shumë shpejt fillojmë e-testimin për patentëshoferët
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se gjatë ditës së djeshme kanë marrë dy vendime.
Durmishi në një konferencë për media ka thënë se janë në fazën e anulimit të shumë vendimeve që janë marrë në këtë ministri ditëve të fundit.
“E dyta ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit numër 5430 të datës 21 maj 2019 dhe vendimit me numër 3992 të datës 1 qershor 2020 për themelimin e ekipit të kualifikuar për realizimin e aktiviteteve përgatitore “Implementmin dhe menaxhimin e projektit për dhënien me partnero-privat të shërbimit të testimit të kandidatëve për shoferë- ndërtimin funksionalizimin dhe operimin e objekteve të qendrave për patent- shoferë”, ka thënë ai.
Durmishi thënë se e kanë shfuqizuar vendimin që parashihte privatizimin e patent- shoferëve dhe objektet e qendrave për patent- shoferë.
“Ne i kemi bërë veprimet e menjëhershme dhe tani jemi në fazën e finalizimit të i- testimit, për kandidatët për patent shoferë. Brenda një periudhë shumë të shkurtër kohore do ta funksionalizojmë e-testimin” shtoi ai.
Sipas tij, e- testimi e rregullon dukshëm mbarëvajtjen e këtij procesit.
Nga ana e tij, Durmishi ka thënë se shumë vendime janë nënshkruar edhe ditën kur është votuar qeveria Kurti 2.
“Ka pas ankesa në fillim, i kanë favorizuar vetëm disa kompani, pastaj janë ulë kriteret, pasi që procedura ka qenë ende në fazën para ofertimit të kompanive, ne kemi vendime që të anulojmë komplet procedurën që janë shumë më të rëndësishme, dhe shumë mirë që kemi pas mundësi me i anulu. Ka shumë vendime, ka shumë gjëra që kanë ndodh vetëm në vitin 2021 por edhe 2020 që ne jemi duke I diskutuar, vendimet që ne do ti marrim ditëve në vijim do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.