Durmishi sot paraqet keqpërdorimet në njësitë për patentë-shofer gjithandej Kosovës
Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për media. Ai do të njoftojë për të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë-shofer gjithandej Kosovës.
Konferenca do të mbahet në orën 13:00 te Njësia për Patentë Shoferë, te Stacioni i Autobusëve.
Kujtojmë se ditë më parë Durmishi ka njoftuar për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në Departamentin për Patentë-Shofer. Ky vendim, sipas Durimisht, është marrë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave,
Dua t’ju njoftoj se më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.
LOKACIONI: Njësia për Patentë Shofer, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë
KOHA: 13:00