Duro konfirmon ndarjen me Gjilanin: Largohem me kokën lartë
Trajneri Klodian Duro ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri shqiptar në “Facebook”.
“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po kështu po ndahemi. Në luftë shkohet me trima dhe trimat e mijë luftuan si asnjëherë me parë në dy përballje shumë të forta ku ishim të pabarabartë në numër”, ka shkruar Duro.
“Në të parën 11 kundër 14 dhe në të dytën 10 kundër 14, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam por luftuam si heronj të vërtetë ashtu siç i ka hije trimave të kombit. Pritem deri në fund të gjithë bashkë për të luftuar përsëri në betejat që kishim para por ishte e pamundur. Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati dhe largohemi të gjithë me kokën lart si shqiponjë”, ka shtuar Duro.
45-vjeçari e kishte marrë klubin e Gjilanit më 26 Qershor dhe i kishte drejtuar dy ndeshje në Ligën e Konferencës.