Duro: Mazrekaj është futbollisti më i mirë në Shqipëri

31 janar 2021 | 21:35

Laçi po kalon një moment shumë pozitiv në kampionat. Fitorja ndaj Teutës i ka dhënë më shumë entuziazëm trajnerit Duro që pas ndeshjes, e ka cilësuar Mazrekajn si futbollistin më të mirë në Superiore.

“Nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Sigurisht ka gabime si barazimi me Skënderbeun dhe humbja me Apoloninë. Kjo është fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadre me investime dhe kompakte. Laçi sot tregoi se është skuadër e fortë. Duhet përqendrim në çdo moment. Mazrekajt nuk ja kam gjetur unë telat, por nëse unë do të vazhdoja te Partizani ai do të kishte karrierë të jashtëzakonshme sepse ishte 25 vjeç. Ata që erdhën pas meje nuk e vlerësuan dhe ai ra e luajti në nivele të ulëta”, ka thënë Duro.

“Erdhi te Laçi me pak para, jo si Seferi dhe Bregu dhe mund të them se është lojtari më i mirë në Shqipëri. Është lojtar që jep gjithmonë maksimumin dhe ka vlera të padiskutueshme. Ishte shumë e rëndësishme pas fitores me Tiranën. Unë jam trajner që shoh stërvitjen, jo privatësinë e lojtarit. Mazrekaj është djalë shumë i mirë, stërvitet rregullisht dhe shënon. Shokët e duan shumë dhe cilësia nuk diskutohet”, deklaroi Duro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në emisionin “Kojshia Show”, mysafirë ishin kampioni botëror…